JBL Flip 7 Squad – boks Bluetooth që i reziston ujit


Cmimi:
15,390 Lek

Përshkrimi

Do një boks që e merr kudo – në plazh, në pishinë, në udhëtim – dhe që i bën të gjitha këngët të tingëllojnë plot e të pastra. JBL Flip 7 është i papërshkueshëm nga uji dhe pluhuri, dhe të jep deri në 14 orë muzikë me një karikim.

  • 🚚 Dërgesa 24-48 orë në gjithë Shqipërinë
  • 💵 Paguan kur e merr (pagesa në dorëzim)
  • 💬 Porosit me 1 klik ose në WhatsApp +355 69 246 6082
  • 🎁 Dhuratë e përsosur për ata që duan muzikën

Karakteristikat kryesore

  • ✅ Tingull i fortë dhe i qartë – altoparlant i dedikuar për të lartat (tweeter) dhe një për basin, që muzika të dëgjohet e plotë, jo e zbrazët.
  • ✅ IP68 – ujë dhe pluhur – mund ta lagësh, ta hedhësh në rërë ose ta zhytësh deri në 1.5 metra për 30 minuta.
  • ✅ Deri në 14 orë muzikë – me modalitetin Playtime Boost arrin deri në 16 orë. Ngarkohet në rreth 2.5 orë.
  • ✅ Bluetooth 5.4 dhe Auracast – lidhet shpejt me telefonin dhe mund ta çiftosh me një JBL tjetër që mbështet Auracast për zë më të gjerë.
  • ✅ I vogël dhe i lehtë për ta mbajtur – vjen me karabinë, e varë në çantë dhe e merr me vete kudo.

Për kë është

Për ata që dalin shpesh jashtë: plazh, kamping, pishinë, piknik me miq. Po ashtu për shtëpinë, dhomën e gjumit ose zyrën, kur do muzikë të mirë pa kabllo.

Specifikimet

Modeli JBL Flip 7 (ngjyra Squad)
Bluetooth 5.4, mbështet Auracast
Rezistenca IP68 (ujë dhe pluhur)
Koha e muzikës deri në 14 orë (deri në 16 me Playtime Boost)
Koha e karikimit rreth 2.5 orë
Bateria 17.28 Wh Li-ion polimer
Altoparlantët Tweeter 16 mm + woofer 45 x 80 mm

Çfarë përmban kutia

  • 1 x JBL Flip 7
  • 1 x karabinë
  • Udhëzuesi i shpejtë, fleta e sigurisë dhe garancia

Shënim: kablloja e karikimit USB-C nuk vjen në kuti.

Pyetje të shpeshta

A mund ta përdor në pishinë ose në det?
Po, ka IP68, pra është i mbrojtur nga uji dhe pluhuri. Pas përdorimit në det, shpëlaje me ujë të ëmbël.

Sa zgjat bateria?
Deri në 14 orë, ose deri në 16 orë me Playtime Boost.

A vjen me karikues?
Jo, kablloja nuk përfshihet. Karikohet me kabllo USB-C që e ke në shtëpi.

Si porosis?
Kliko "Bli Tani", plotëso emrin, numrin dhe adresën – të telefonojmë për konfirmim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më të shikuarat