Ngrohëse Xiaomi Desktop Heater 600W – Ngroh aty ku je ti


Cmimi:
4,900 Lek

Përshkrimi

Ke ftohtë te tavolina e punës, por s'do të ndezësh ngrohjen e gjithë shtëpisë? Ngrohësja e vogël Xiaomi të ngroh vetëm aty ku je ti, menjëherë, me vetëm 600W.

  • 🚚 Dërgesa 24-48 orë në gjithë Shqipërinë
  • 💵 Paguan kur e merr (pagesa në dorëzim)
  • 💬 Porosit me 1 klik ose në WhatsApp +355 69 246 6082
  • 🎁 Dhuratë praktike për zyrë, studentë ose prindërit

Karakteristikat kryesore

  • ✅ Ngroh menjëherë – element qeramik PTC 600W, ajër i ngrohtë që në sekondat e para
  • ✅ Harxhon pak rrymë – vetëm 600W, shumë më pak se një kalorifer i madh
  • ✅ E shpërndan ngrohtësinë – lëkundje 45° majtas-djathtas
  • ✅ E sigurt – fiket vetë po u rrëzua, mbrojtje e dyfishtë nga mbinxehja, plastikë V-0 që nuk merr flakë
  • ✅ E vogël dhe e lehtë – vetëm 18.8 cm e lartë dhe 0.93 kg, zë pak vend pranë laptopit

Për kë është

Për ata që punojnë në zyrë ose në kompjuter, studentë në dhoma pa ngrohje, shitës në dyqane ku dera rri hapur, dhe familje që duan pak ngrohtësi pranë divanit, krevatit ose në banjë.

Specifikimet

Modeli Xiaomi Desktop Heater (Mijia ZMNFJ01YM)
Fuqia 600W, element qeramik PTC
Lëkundja 45°
Komandimi Çelës rrotullues për temperaturën
Siguria Fikje kur rrëzohet, mbrojtje nga mbinxehja, material V-0
Përmasat / pesha 14.2 × 13.2 × 18.8 cm · 0.93 kg

Çfarë përmban kutia

  • Ngrohësja Xiaomi Desktop Heater
  • Udhëzuesi

Pyetje të shpeshta

Sa rrymë harxhon?
Maksimumi 600W në orë, rreth gjysma e një tharëseje flokësh. Ideale për ngrohje të shkurtër aty ku je.

A ngroh gjithë dhomën?
Është bërë për ngrohje personale (tavolinë, krevat, banjë e vogël), jo për të ngrohur një sallon të madh.

A është e sigurt po e lë ndezur?
Fiket vetë po u rrëzua dhe ka mbrojtje nga mbinxehja. Mos e mbuloni gjatë punës.

Si porosis?
Kliko "Bli Tani", plotëso emrin, numrin dhe adresën – të telefonojmë për konfirmim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më të shikuarat