Përshkrimi
Telefoni të rrëshqet nga vendi sa herë kthen në rrugë? Baseus Tank e mban të fiksuar para syve, me mbërthim gravitacional dhe pa e bllokuar ekranin.
- 🚚 Dërgesa 24-48 orë në gjithë Shqipërinë
- 💵 Paguan kur e merr (pagesa në dorëzim)
- 💬 Porosit me 1 klik ose në WhatsApp +355 69 246 6082
- 🎁 Dhuratë praktike për çdo shofer
Karakteristikat kryesore
- ✅ Mbërthim gravitacional – e vë telefonin brenda dhe kapset mbyllen vetë, me një dorë.
- ✅ Bazë me thithëse – ngjitet në parabrizë ose në kruskotin e makinës.
- ✅ Krah i rregullueshëm – e kthen telefonin në këndin që të përshtatet.
- ✅ Kapset prej alumini – mbajtje e fortë edhe në rrugë me gunga.
- ✅ Nuk bllokon ekranin – butonat dhe porta e karikimit mbeten të lira, kabllon e lidh pa e hequr telefonin.
Për kë është
Për shoferët që përdorin hartën, muzikën ose telefonatat gjatë vozitjes dhe duan telefonin të sigurt, në vendin e duhur. Mirë për përdorim të përditshëm, taksi dhe udhëtime të gjata.
Specifikimet
| Marka | Baseus |
| Modeli | Tank Gravity Car Mount Holder with Suction Base (SUYL-TK01) |
| Materiali | Aluminium + ABS |
| Montimi | Bazë me thithëse (parabrizë / kruskot) |
| Ngjyra | E zezë |
| Pesha | rreth 192 g |
Çfarë përmban kutia
- 1 × Mbajtëse telefoni Baseus Tank Gravity
- 1 × Bazë me thithëse me krah teleskopik
Pyetje të shpeshta
I përshtatet telefonit tim?
Mban shumicën e telefonave të zakonshëm. Nëse ke telefon shumë të madh ose me kapak të trashë, na shkruaj në WhatsApp dhe të konfirmojmë.
Ku e vendos në makinë?
Në parabrizë ose në kruskot, me bazën me thithëse.
Mban telefonin vertikal apo horizontal?
Është ndërtuar për pozicion vertikal.
Si porosis?
Kliko "Bli Tani", plotëso emrin, numrin dhe adresën – të telefonojmë për konfirmim.
