Green Lion Juice Mate – Blender portativ 380 ml me bateri, USB-C


Cmimi:
1,700 Lek

Përshkrimi

Lëng i freskët frutash në punë, në palestër ose në plazh, pa blender të madh dhe pa prizë? Green Lion Juice Mate është shishe dhe blender bashkë: hedh frutat, shtyp butonin dhe për 20 sekonda e pi direkt nga ajo.

  • 🚚 Dërgesa 24-48 orë në gjithë Shqipërinë
  • 💵 Paguan kur e merr (pagesa në dorëzim)
  • 💬 Porosit me 1 klik ose në WhatsApp +355 69 246 6082

Karakteristikat kryesore

  • ✅ Gati për 20 sekonda – motor 45 W me 18000 rrotullime në minutë për smoothie, milkshake dhe lëngje frutash
  • ✅ 6 thika inoksi SUS 304 – i grijnë frutat e buta njëtrajtshëm, pa copa
  • ✅ 380 ml – një gotë e madhe lëng, që e pi direkt nga ena
  • ✅ Bateri 1200 mAh – 10 deri 15 përdorime me një karikim
  • ✅ Karikim me USB-C – mbushet për 2-3 orë nga karikuesi i telefonit, laptopi ose power bank
  • ✅ I lehtë, 400 g – futet në çantën e palestrës ose të punës; drita LED tregon gjendjen

Për kë është

Për ata që stërviten dhe pinë shake proteinash, për nënat që përgatisin lëng të freskët për fëmijët, për studentë dhe punonjës zyre, dhe për udhëtime e plazh.

Specifikimet

Modeli Green Lion Juice Mate (GL-JU19)
Kapaciteti 380 ml
Fuqia 45 W, 3.7 V
Shpejtësia 18000 rrotullime/minutë
Thikat 6 thika, inoks SUS 304
Bateria 1200 mAh
Përdorime me një karikim 10-15
Një përdorim rreth 20 sekonda
Karikimi USB-C, 2-3 orë
Materiali i enës AS, pa BPA
Përmasat 23.8 x 8 cm
Pesha 400 g
Ngjyrat E bardhë ose e zezë

Çfarë përmban kutia

  • Blenderi portativ Green Lion Juice Mate
  • Kabllo karikimi USB-C
  • Udhëzues përdorimi

Pyetje të shpeshta

Çfarë ngjyrash ka?
Të bardhë dhe të zezë. Na shkruaj ngjyrën që do kur të telefonojmë për konfirmim ose në WhatsApp.

Çfarë mund të bëj me të?
Smoothie, lëngje me fruta të buta (banane, luleshtrydhe, kivi, portokall i qëruar), milkshake dhe shake proteinash. Priti frutat në copa të vogla dhe shto pak ujë ose qumësht.

Sa zgjat bateria?
10 deri në 15 përdorime me një karikim; çdo përdorim zgjat rreth 20 sekonda.

Si lahet?
Hidh pak ujë me një pikë detergjent, ndize për disa sekonda dhe shpëlaje. Mos e zhyt bazën me motor në ujë.

Si porosis?
Kliko "Bli Tani", plotëso emrin, numrin dhe adresën – të telefonojmë për konfirmim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më të shikuarat