NIIMBOT B1: Printoni Etiketa Profesionale Pa Bojë me Lehtësi!


Cmimi:
4,900 Lek

Përshkrimi

NIIMBOT B1 është printer etiketash termik 2 inç, pa bojë dhe pa toner. Printon etiketa të qarta për biznesin, dyqanin, zyrën dhe organizimin e shtëpisë, direkt nga telefoni ose kompjuteri.

Çfarë përfshihet në kuti

  • 1 printer NIIMBOT B1
  • Kabllo USB për karikim

Letrat nuk përfshihen në çmim, shiten veç. Letrat NIIMBOT origjinale 50×30 mm i gjeni te ne me 1,000 lek rrotulla.

E rëndësishme për letrat

B1 punon vetëm me letra NIIMBOT origjinale. Çdo rrotull ka një çip RFID që printeri e lexon për të njohur madhësinë e etiketës. Letrat e markave të tjera (p.sh. Phomemo) nuk kanë këtë çip, prandaj B1 nuk i njeh dhe nuk printon me to.

Veçoritë kryesore

  • Printim termik pa bojë: nuk ka nevojë për kartuçë, toner apo shirita.
  • Bluetooth: lidhet me telefona iOS dhe Android përmes aplikacionit falas NIIMBOT.
  • Lidhje me PC: printon edhe nga kompjuteri me kabllo USB (duhet instaluar drajveri NIIMBOT).
  • Aplikacion i pasur: 30+ shkronja, 100+ korniza, 1500+ simbole, kod QR dhe barkod.
  • Njohje automatike e etiketës: printeri e kupton vetë madhësinë e rrotullës origjinale.
  • Bateri e rimbushme: fiket vetë pas 15 minutash pa përdorim për të kursyer baterinë.
  • Kompakt: trup ABS i qëndrueshëm, i lehtë për ta mbajtur kudo.

Specifikime

  • Teknologjia: printim termik
  • Gjerësia e etiketave: 25–50 mm
  • Lidhja: Bluetooth (iOS, Android), USB (PC)
  • Bateria: e integruar, e rimbushme
  • Letrat: nuk përfshihen, shiten veç (1,000 lek rrotulla 50×30 mm)

Pyetje të shpeshta

A duhet bojë ose toner?
Jo. Duhen vetëm rrotulla etiketash termike NIIMBOT.

A punojnë letrat Phomemo ose letra të tjera?
Jo. B1 pranon vetëm rrotulla NIIMBOT origjinale me çip.

A vijnë letra me printerin?
Jo. Letrat shiten veç: rrotulla NIIMBOT origjinale 50×30 mm kushton 1,000 lek.

Me çfarë lidhet?
Me telefon iOS/Android përmes Bluetooth dhe me kompjuter përmes USB.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më të shikuarat