Përshkrimi
Dëshiron zë të pastër kur luan, transmeton ose regjistron podcast? Fifine Ampligame A8 është mikrofon USB që e lidh dhe e përdor menjëherë, pa driver e pa pajisje shtesë.
- 🚚 Dërgesa 24-48 orë në gjithë Shqipërinë
- 💵 Paguan kur e merr (pagesa në dorëzim)
- 💬 Porosit me 1 klik ose në WhatsApp +355 69 246 6082
Karakteristikat kryesore
- ✅ Kondensator kardioid – kap zërin tënd përpara dhe zvogëlon zhurmat e tastierës e të dhomës
- ✅ Plug & Play me USB – e lidh me kabllo USB, pa instalim të komplikuar
- ✅ Ndriçim RGB – ndërro efektet e dritës me një prekje dhe përshtate me setup-in tënd
- ✅ Mute me prekje – heshtje e menjëhershme kur të duhet
- ✅ Dalje kufjesh për monitorim – dëgjon veten pa vonesë gjatë live-it
- ✅ Filtër kundër tingujve të fortë dhe bazë e qëndrueshme – tingull më i butë dhe mikrofon që qëndron stabil mbi tavolinë
Për kë është
Për gamerat, streamerat, YouTuber-at, podcaster-at dhe këdo që bën video-thirrje apo mbledhje online e do të tingëllojë më profesional.
Specifikimet
| Marka / Modeli | Fifine Ampligame A8 |
| Lloji | Mikrofon kondensator |
| Modeli i kapjes | Kardioid |
| Lidhja | USB (Plug & Play) |
| Ndriçimi | RGB, i kontrollueshëm |
| Kontrolle | Mute me prekje, dalje kufjesh |
| Përputhshmëria | Windows, Mac, PS4 / PS5 |
Çfarë përmban kutia
- Mikrofoni Fifine Ampligame A8 me bazë
- Kabllo USB
- Manuali i përdorimit
Pyetje të shpeshta
Punon me PlayStation dhe kompjuter?
Po, lidhet me Windows, Mac dhe PS4 / PS5 me USB.
Duhet të instaloj program?
Jo, e lidh dhe punon menjëherë.
Mund të dëgjoj veten gjatë live-it?
Po, ka dalje kufjesh për monitorim.
Si porosis?
Kliko "Bli Tani", plotëso emrin, numrin dhe adresën – të telefonojmë për konfirmim.
