Levelo Gia – Unazë magnetike MagSafe me këmbalec 360°


Cmimi:
1,500 Lek

Përshkrimi

Telefoni të bie nga dora kur shkruan, shikon video ose bën selfie? Levelo Gia ngjitet magnetikisht pas telefonit dhe të jep një unazë të sigurt për gishtin, plus një mbajtëse për ta vendosur në këmbë kur të duhet.

  • 🚚 Dërgesa 24-48 orë në gjithë Shqipërinë
  • 💵 Paguan kur e merr (pagesa në dorëzim)
  • 💬 Porosit me 1 klik ose në WhatsApp +355 69 246 6082
  • 🎁 Dhuratë e vogël dhe e dobishme për këdo që ka iPhone

Karakteristikat kryesore

  • ✅ Magnet i fortë (MagSafe) – ngjitet shpejt pas telefonit dhe hiqet kur të duash
  • ✅ Unazë me rrotullim 360° – e mban telefonin rehat në çdo pozicion
  • ✅ Si këmbalec – e hap unazën dhe telefoni qëndron për video e filma
  • ✅ Mbajtëse për laptop – e ngjit telefonin në anë të ekranit të laptopit
  • ✅ Sipërfaqe kundër rrëshqitjes – prehje më e sigurt në dorë
  • ✅ Dizajn i hollë, ngjyrë e zezë – nuk e prish pamjen e telefonit

Për kë është

Për ata që e kanë telefonin gjithë ditën në dorë: shkruajnë mesazhe, shohin video, bëjnë video-thirrje ose selfie. Mirë edhe për ata që punojnë me laptop dhe duan telefonin përpara syve.

Specifikimet

Marka Levelo
Modeli Gia (LVLGPHBK)
Ngjyra E zezë
Lidhja Magnetike, e përputhshme me MagSafe
Rrotullimi 360°
Funksionet Unazë gishti, këmbalec, mbajtëse laptopi

Çfarë përmban kutia

  • 1 x Levelo Gia mbajtëse me unazë magnetike

Pyetje të shpeshta

Me cilët telefona punon?
Me telefonat me MagSafe (iPhone 12 e më të rinj). Për telefona të tjerë ose me kllaf të trashë, duhet një kllaf me magnet MagSafe.

Mund ta përdor për këmbalec?
Po, e hap unazën dhe e vendos telefonin në këmbë.

Mund ta heq lehtë?
Po, është magnetike, e heq dhe e vendos kur të duash.

Si porosis?
Kliko "Bli Tani", plotëso emrin, numrin dhe adresën – të telefonojmë për konfirmim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më të shikuarat