Përshkrimi
Të mbaron bateria në mes të ditës, në udhëtim ose në punë? Me Vention 20000mAh 65W ngarkon telefonin, kufjet dhe madje laptopin – pa u ndalur.
- 🚚 Dërgesa 24-48 orë në gjithë Shqipërinë
- 💵 Paguan kur e merr (pagesa në dorëzim)
- 💬 Porosit me 1 klik ose në WhatsApp +355 69 246 6082
Karakteristikat kryesore
- ✅ 20000mAh kapacitet – mjafton për disa ngarkime të plota të telefonit
- ✅ Deri në 65W dalje – ngarkon edhe laptopë përmes USB-C (PD & PPS)
- ✅ Kabëll USB-C i integruar – nuk harron kabllon, shërben edhe si rrip dore
- ✅ 3 pajisje njëkohësisht – dalje USB-A, USB-C dhe kablli i integruar
- ✅ Ekran LED – sheh saktë sa përqind bateri të ka mbetur
- ✅ Ngarkim i shpejtë i vetë powerbank-ut – deri në 45W hyrje
Për kë është
Për ata që udhëtojnë shpesh, punojnë me laptop jashtë shtëpisë ose kanë nevojë për energji gjatë gjithë ditës. Gjithashtu ide e mirë dhuratë.
Specifikimet
| Marka / modeli | Vention FKDM0 (seria Dash) |
| Kapaciteti | 20000mAh |
| Dalja USB-C | deri në 65W |
| Dalja kabllo e integruar USB-C | deri në 65W |
| Dalja USB-A | deri në 22.5W |
| Hyrja (USB-C dhe kablli i integruar) | deri në 45W |
| Protokolle | PD, PPS |
| Ekrani | LED dixhital |
| Përdorim me 3 porte njëkohësisht | 5V⎓4A (20W gjithsej) |
Çfarë përmban kutia
- Powerbank Vention 20000mAh me kabëll USB-C të integruar
- Manual përdorimi
Pyetje të shpeshta
A ngarkon laptop?
Po, deri në 65W përmes USB-C, nëse laptopi mbështet USB-C PD.
A mund të ngarkoj 3 pajisje njëkohësisht?
Po, por kur përdoren të tria portet njëkohësisht fuqia totale ndahet (20W).
A lejohet në avion?
Po, kutia e shënon si i përshtatshëm për udhëtim ajror.
Si porosis?
Kliko "Bli Tani", plotëso emrin, numrin dhe adresën – të telefonojmë për konfirmim.
