70mai 4G Hardwire Kit – për kamerat A810, A810S, A510 dhe Omni


Cmimi:
6,000 Lek

Përshkrimi

Makina e parkuar dhe ti larg? Me 70mai 4G Hardwire Kit kamera rri gati edhe me makinë të fikur dhe të njofton në telefon kur ndodh diçka.

Punon me kamerat: 70mai A810, A810S, A510 dhe Omni.

  • 🚚 Dërgesa 24-48 orë në gjithë Shqipërinë
  • 💵 Paguan kur e merr (pagesa në dorëzim)
  • 💬 Porosit me 1 klik ose në WhatsApp +355 69 246 6082

Karakteristikat kryesore

  • ✅ Mbikëqyrje parkimi 24 orë – kamera regjistron kur makina goditet
  • ✅ Njoftim në telefon – e merr vesh menjëherë në aplikacionin 70mai
  • ✅ Pamje live nga larg – shiko makinën nga telefoni me internet 4G
  • ✅ Gjej makinën – sheh në aplikacion vendin ku e ke lënë
  • ✅ Mbron baterinë e makinës – ndalet kur tensioni bie nën kufirin që zgjedh
  • ✅ Për makina 12V dhe 24V – lidhet te kutia e siguresave

Me cilat kamera punon

70mai A810, A810S, A510 dhe Omni. Kamera nuk përfshihet. Nuk është për 70mai M500. Nuk je i sigurt për modelin tënd? Na shkruaj në WhatsApp para se të porosisësh.

Për kë është

Për kë e lë makinën në rrugë ose në parkim të hapur dhe do të dijë çfarë ndodh kur nuk është aty.

Specifikimet

Modeli 70mai 4G Hardwire Kit (UP04)
Kamerat që përshtaten A810, A810S, A510, Omni
Hyrja DC 12-30V
Dalja 5V / 2.4A
Gjatësia e kabllove 2.5 m + 2 m
Lidhja në makinë VCC+, ACC, GND-
Interneti 4G me kartë SIM (nuk përfshihet)
Mbrojtja e baterisë 11.8 / 12.0 / 12.2 V (për 12V)

Çfarë përmban kutia

  • 1 × Moduli 4G me kabllon e lidhjes
  • 1 × Kabllo USB për kamerën

Pyetje të shpeshta

A duhet kartë SIM?
Po, duhet një SIM me internet 4G. Nuk përfshihet në kuti.

A e lidh dot vetë?
Lidhet te siguresat e makinës. Më mirë ta bëjë një elektroauto.

A ma mbaron baterinë?
Ka mbrojtje: zgjedh kufirin e tensionit dhe mbikëqyrja ndalet kur bateria bie aty.

Si porosis?
Kliko "Bli Tani", plotëso emrin, numrin dhe adresën – të telefonojmë për konfirmim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më të shikuarat