DJI Neo Motion Fly More Combo – Dron 4K me Syze dhe Kontroll me Lëvizje


Cmimi:
41,390 Lek

Përshkrimi

Do të fluturosh me dron, por të duket e vështirë? DJI Neo Motion është droni i vogël që e ngre nga pëllëmba, e drejton me një lëvizje të dorës dhe filmon në 4K – pa pasur nevojë për përvojë.

  • 🚚 Dërgesa 24-48 orë në gjithë Shqipërinë
  • 💵 Paguan kur e merr (pagesa në dorëzim)
  • 💬 Porosit me 1 klik ose në WhatsApp +355 69 246 6082
  • 🎁 Dhuratë e përsosur për ata që duan teknologji dhe video të bukura

Karakteristikat kryesore

  • ✅ Vetëm 135 g – e fut lehtë në çantë dhe e merr kudo me vete
  • ✅ Video 4K – sensor 1/2" me stabilizim në 2 akse (gimbal) për pamje të qëndrueshme
  • ✅ Drejtim me lëvizje të dorës – me kontrollin DJI RC Motion 3 e drejton dronin thjesht duke lëvizur dorën
  • ✅ Syzet DJI Goggles N3 – sheh atë që sheh droni, si të ishe vetë atje
  • ✅ Mbrojtëse helikash – më i sigurt për fillestarët dhe për përdorim afër njerëzve
  • ✅ Ngrihet nga pëllëma – pa pistë, pa ngritje të komplikuar; ka edhe tracking dhe QuickShots për kadro profesionale me një prekje
  • ✅ 22 GB memorie e brendshme – filmon pa pasur nevojë për kartë memorie

Për kë është

Për fillestarët që duan dron të lehtë dhe të sigurt, për krijuesit e përmbajtjes (Instagram, TikTok, YouTube) dhe për familjet që duan kujtime nga lart në udhëtime, plazh, mal ose dasma. Kompleti Fly More vjen me gjithçka të nevojshme që nga dita e parë.

Specifikimet

Modeli DJI Neo – Motion Fly More Combo
Pesha 135 g
Kamera Sensor 1/2" CMOS, video deri në 4K/30fps
Gimbal 2 akse, i stabilizuar
Memoria e brendshme 22 GB
Kontrolli DJI RC Motion 3 (kontroll me lëvizje)
Syzet DJI Goggles N3
Bateri 3 bateri fluturimi
Marka DJI

Çfarë përmban kutia

  • DJI Neo (droni)
  • DJI RC Motion 3 (kontrolli me lëvizje)
  • DJI Goggles N3 (syzet FPV)
  • 3 bateri fluturimi
  • Stacion karikimi (charging hub)
  • Mbrojtëse helikash dhe helika rezervë
  • Çantë transporti dhe kabllo

Pyetje të shpeshta

A është i përshtatshëm për fillestarët?
Po. Ngrihet nga pëllëma, ka mbrojtëse helikash dhe mënyra automatike si tracking dhe QuickShots.

A duhet kartë memorie?
Jo për të nisur – ka 22 GB memorie të brendshme.

Sa bateri vijnë në kompletin Fly More?
Tre bateri, kështu që fluturon më gjatë pa pritur për karikim.

A mund ta drejtoj me telefon?
Po, mund ta përdorësh edhe me aplikacionin DJI Fly në telefon.

Si porosis?
Kliko "Bli Tani", plotëso emrin, numrin dhe adresën – të telefonojmë për konfirmim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më të shikuarat