Përshkrimi
Të mbaroi bateria e laptopit në mes të rrugës? Green Lion GC-300 kthen 12V të makinës në 220V, si priza e shtëpisë, dhe karikon njëkohësisht laptopin, telefonin, dronin dhe bateritë e kamerës – direkt nga priza e çakmakut.
- 🚚 Dërgesa 24-48 orë në gjithë Shqipërinë
- 💵 Paguan kur e merr (pagesa në dorëzim)
- 💬 Porosit me 1 klik ose në WhatsApp +355 69 246 6082
Karakteristikat kryesore
- ✅ 2 priza 220V në makinë – priza universale, fut karikuesin e laptopit, të dronit ose të kamerës ashtu siç e ke.
- ✅ 300W fuqi (600W në pik) – mjafton për laptop, karikues baterish, llamba dhe pajisje të vogla.
- ✅ USB-C PD 100W – karikon laptopin direkt me kabllo USB-C, pa karikuesin e tij.
- ✅ 7 dalje gjithsej – 2 priza, 3 USB-C (100W + 30W + 30W) dhe 2 USB-A QC 3.0 (18W secila). E gjithë familja karikon njëherësh.
- ✅ Ventilator ftohës dhe siguresë – ventilatori e mban të freskët edhe në rrugë të gjata.
- ✅ I vogël dhe i lehtë – 595 g, me kabllo 50 cm, rri mbi mbështetësen e krahut ose në sirtar.
Për kë është
Për shoferët që punojnë nga makina, për ata që udhëtojnë shpesh, për kampingun dhe daljet në natyrë, për fotografët dhe pilotët e dronëve që duan t'i karikojnë bateritë rrugës për në xhirim.
Çfarë mban dhe çfarë jo
Po: laptop, telefon, tablet, dron, bateri kamere, karikues veglash të vogla, llamba – çdo pajisje deri në 300W gjithsej.
Jo: ibrik elektrik, tharëse flokësh, hekur, ngrohëse, makinë kafeje, mikrovalë – këto kërkojnë 1000W e lart dhe nuk punojnë me asnjë inverter 300W.
Specifikimet
| Modeli | Green Lion GC-300 |
| Hyrja | DC 12.8V (priza e çakmakut, makina 12V) |
| Dalja AC | 220V ~ 50Hz, 2 priza universale |
| Fuqia | 300W e vazhdueshme, 600W në pik |
| USB-C 1 | PD 100W (5V/3A, 9V/3A, 12V/3A, 15V/3A, 20V/5A) |
| USB-C 2 dhe 3 | PD 30W secila (5V/3A, 9V/3A, 15V/2A) |
| USB-A × 2 | QC 3.0, deri 18W secila (5V/3A, 9V/2A, 12V/1.5A) |
| Kablloja | 50 cm |
| Përmasat | 150 × 121 × 64.5 mm |
| Pesha | 595 g |
| Materiali | ABS |
Çfarë përmban kutia
- Inverter Green Lion GC-300 me kabllo 50 cm dhe spinë për prizën e çakmakut
- Kutia origjinale Green Lion
Pyetje të shpeshta
A e karikon laptopin tim?
Po. Ose fut karikuesin e laptopit në prizën 220V, ose lidhe direkt me kabllo USB-C në portën 100W (për laptopët që karikohen me USB-C).
A punon në kamion 24V?
Jo. Kutia shkruan hyrje DC 12.8V, pra është për makina 12V, jo për kamionë 24V.
A mund të lidh ibrikun ose tharësen e flokëve?
Jo. Këto pajisje kalojnë 1000W. Inverteri është për pajisje deri në 300W gjithsej.
A e shkarkon baterinë e makinës?
Si çdo pajisje që lidhet në prizën e çakmakut, merr energji nga bateria. Për përdorim të gjatë mbaje motorin ndezur dhe fike inverterin nga butoni kur s'e përdor. Sa mban priza e çakmakut varet nga siguresa e makinës – për pajisje të rënda shiko manualin e makinës.
Si porosis?
Kliko "Bli Tani", plotëso emrin, numrin dhe adresën – të telefonojmë për konfirmim.
