Kuti Smart për Çelësat – me Kod dhe Aplikacion Tuya / TTLock


Cmimi:
4,890 Lek

Përshkrimi

Çelësat e shtëpisë, të apartamentit me qira ose të zyrës, gjithmonë në vend të sigurt. Ia jep dikujt një kod dhe ai i merr vetë, pa pasur nevojë të jesh aty.

  • 🚚 Dërgesa 24-48 orë në gjithë Shqipërinë
  • 💵 Paguan kur e merr (pagesa në dorëzim)
  • 💬 Porosit me 1 klik ose në WhatsApp +355 69 246 6082

Karakteristikat kryesore

  • ✅ Hapet me kod – tastierë me numra, pa çelës shtesë
  • ✅ Aplikacioni Tuya ose TTLock – e lidh me telefonin dhe e kontrollon nga aplikacioni
  • ✅ Hapje nga larg – me gateway-in Tuya ose TTLock (shitet veçmas) e hap edhe kur nuk je aty
  • ✅ Montohet në mur – pranë derës, në hyrje ose te zyra
  • ✅ Rezistente ndaj ujit IP65 – qëndron edhe jashtë, në shi
  • ✅ Deri në 250 kode (TTLock) ose 30 kode (Tuya) – një kod për çdo mysafir

Për kë është

Për pronarët e apartamenteve me qira ditore (Airbnb, Booking), që klientët të marrin çelësat vetë në çdo orë. Edhe për familjet, pastrueset, mjeshtrit ose punonjësit që kanë nevojë për çelësin kur ti s'je në shtëpi.

Specifikimet

Modeli K01C, pa grep, për mur
Hapja Kod + aplikacion Tuya ose TTLock (Bluetooth)
Kodet TTLock deri 250, Tuya deri 30
Bateritë 3 copë AAA (nuk përfshihen)
Energji emergjence Portë Type-C
Mbrojtja nga uji IP65
Temperatura e punës -15°C deri 60°C

Çfarë përmban kutia

  • Kutia smart e çelësave
  • Udhëzuesi

Pyetje të shpeshta

A duhet internet?
Për kodin jo. Për ta hapur nga larg duhet gateway-i Tuya ose TTLock, që lidhet me WiFi-n e shtëpisë.

Çfarë ndodh nëse mbarojnë bateritë?
Lidh një powerbank te porta Type-C poshtë dhe e hap me kod. Bateritë janë 3 copë AAA.

Me cilin aplikacion punon?
Me aplikacionin Tuya Smart ose TTLock, që i shkarkon falas në telefon.

Si porosis?
Kliko "Bli Tani" ose "Porosit me WhatsApp", na shkruaj emrin, numrin dhe qytetin. Të telefonojmë për konfirmim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më të shikuarat