Mibro Z5 – Orë 4G për fëmijë me 2 kamera dhe GPS


Ngjyra: Blu
Cmimi:
7,900 Lek

Përshkrimi

Do ta dish gjithmonë ku është fëmija dhe ta marrësh në telefon kur të duash, pa i dhënë celular. Mibro Z5 është ora 4G me video-thirrje, 2 kamera dhe GPS, e bërë për fëmijë 6–12 vjeç.

  • 🚚 Dërgesa 24-48 orë në gjithë Shqipërinë
  • 💵 Paguan kur e merr (pagesa në dorëzim)
  • 💬 Porosit me 1 klik ose në WhatsApp +355 69 246 6082

Karakteristikat kryesore

  • ✅ Video-thirrje dhe telefonata 4G – fut një kartë SIM (nano) dhe flisni ose shiheni kur të doni
  • ✅ 2 kamera – kamera përpara dhe kamera anësore, ndërroni gjatë video-thirrjes
  • ✅ GPS + WiFi + LBS – shikoni në aplikacion ku është fëmija dhe ku ka qenë (historik deri 90 ditë)
  • ✅ Zonë e sigurt – ju vjen njoftim kur fëmija del nga zona që keni caktuar
  • ✅ Butoni SOS – me një shtypje ju dërgon vendndodhjen
  • ✅ Vetëm numrat që lejoni ju – thirrjet nga numra të panjohur bllokohen; modaliteti "Në klasë" e qetëson orën gjatë mësimit

Për kë është

Për prindërit që duan të jenë të qetë kur fëmija është në shkollë, në oborr ose me shokët. Dhuratë shumë e mirë për ditëlindje ose për Vitin e Ri.

Specifikimet

Ekrani 1.69" me ngjyra, 240×280
Kamera 2 kamera, 2MP (përpara + anësore)
Rrjeti 4G, kartë nano-SIM
Vendndodhja GPS, GLONASS, WiFi, LBS
Bateria 900mAh, deri 14 ditë në pritje
Rezistenca ndaj ujit 2ATM (spërkatje, shi, larje duarsh)
Karikimi Magnetik
Aplikacioni Mibro Kids (Android dhe iPhone)
Pesha 59 g me rrip
Mosha 6–12 vjeç

Çfarë përmban kutia

  • Ora Mibro Z5
  • Kabllo karikimi magnetik
  • Manuali

Pyetje të shpeshta

Duhet kartë SIM?
Po, një kartë nano-SIM me internet (4G) për telefonata, video-thirrje dhe vendndodhje.

Mund të laj duart ose të dalë në shi?
Po, është 2ATM. Por mos e futni në dush ose not.

Sa e mban bateria?
Bateria 900mAh mban deri 14 ditë në pritje; me përdorim normal karikohet çdo 1-2 ditë.

A funksionon me SIM One ose Vodafone?
Po. Funksionon me kartë nano-SIM One ose Vodafone me internet, në rrjetin 4G.

A punon GPS-i dhe aplikacioni Mibro Kids në Shqipëri?
Po, punojnë normalisht. Nga aplikacioni shikoni ku është fëmija, e telefononi dhe i bëni video-thirrje.

A mund ta lidh me Samsung-un tim (ose iPhone)?
Po. Shkarkoni aplikacionin Mibro Kids nga Play Store ose App Store, skanoni kodin QR që del në orë dhe lidhet menjëherë.

Si porosis?
Kliko "Bli Tani", plotëso emrin, numrin dhe adresën – të telefonojmë për konfirmim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më të shikuarat