Rode PodMic USB – Mikrofon për podcast me USB-C dhe XLR


Cmimi:
19,990 Lek

Përshkrimi

Do të të dëgjojnë qartë dhe profesional, pa pajisje të shtrenjta e komplikime. Rode PodMic USB lidhet direkt me kompjuterin dhe je gati për podcast, live ose video.

  • 🚚 Dërgesa 24-48 orë në gjithë Shqipërinë
  • 💵 Paguan kur e merr (pagesa në dorëzim)
  • 💬 Porosit me 1 klik ose në WhatsApp +355 69 246 6082

Karakteristikat kryesore

  • ✅ Lidhje USB-C dhe XLR – e lidh direkt me kompjuterin ose me një mikser/interface profesional
  • ✅ Mikrofon dinamik, cardioid – merr zërin tënd dhe i ul zhurmat e dhomës
  • ✅ Përpunim zëri APHEX – zë më i pastër dhe më i plotë, pa programe shtesë
  • ✅ Filtër i integruar kundër "pop" – shkronjat P dhe B nuk dëgjohen të forta
  • ✅ Dalje kufjesh 3.5mm – e dëgjon veten pa vonesë gjatë regjistrimit
  • ✅ Punon me RØDE Central, Connect dhe Unify – ndryshon cilësimet dhe regjistron lehtë

Për kë është

Për podcasterë, streamerë, gamerë, YouTuberë dhe këdo që punon ose mban mësim online. Mirë për regjistrime në shtëpi ose në studio të vogël.

Specifikimet

Lloji Dinamik
Modeli i marrjes së zërit Cardioid
Daljet USB-C, XLR 3-pin, kufje 3.5mm
Rezolucioni dixhital 24-bit / 48 kHz
Përpunimi APHEX
Madhësia 172 x 107 x 62 mm
Pesha 900 g
Marka RØDE

Çfarë përmban kutia

  • Mikrofoni Rode PodMic USB
  • Mbajtësi (kllapa) i integruar
  • Kablli USB-C

Pyetje të shpeshta

Punon me telefon?
Po, lidhet me USB-C. Për telefonin mund të duhet adaptor, varet nga modeli.

Duhet program shtesë?
Jo, lidhet dhe punon. Programi RØDE Central është falas dhe opsional.

Mund ta përdor me mikser?
Po, ka dalje XLR për interface ose mikser.

Është për zë apo për instrumente?
Është ndërtuar për zë: podcast, live, komentim dhe voice-over.

Si porosis?
Kliko "Bli Tani", plotëso emrin, numrin dhe adresën – të telefonojmë për konfirmim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më të shikuarat